Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Vrasje e rëndë në Prizren, dyshohet se 80-vjeçarja u vra nga bashkëshorti i saj 81 vjeçar

Gazeta10
26 August 2026 - 12:48

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në Prizren, ku një 81-vjeçar dyshohet se ka vrarë gruan e tij, 80 vjeçe në shtëpinë e tyre.

Policia ka konfirmuar për GAZETA10 se pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale “Vrasje e rëndë.

Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër.

“Trupi i pajetë është dërguar në IML Prishtinë për ekzaminim mjekoligjor, ndërsa i dyshuari, bashkëshorti i viktimës, rreth 81 vjeçar (B.D.),  është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë”, tha zëdhënësi për rajonin e Prizrenin, Shyqyri Bytyqi.

Gjitnjë sipas policisë, çifti nuk ka pasur raste të mëhershme të dhunës të raportuara dhe në momentin e incidentit kanë qenë vetëm në shtëpinë e tyre.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.