
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A. do të mbajnë protestë për indeksimin e pagave.
Protesta është paralajmëruar të mbahet në orën 08:00, para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë.
Punëtorët do të protestojnë për çështjen e indeksimit të pagave, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me kërkesat e tyre dhe kohëzgjatjen e protestës.