Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miratohet me të gjitha votat Projektligji për Byronë Shtetërore të Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Gazeta10
26 October 2026 - 9:49

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka miratuar me të gjitha votat Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Zëvendëskryetari i Komisionit, Fahrush Rexhepi, ka bërë të ditur se projektligji përmban gjithsej 88 nene dhe 12 amendamente të Komisionit përgjegjës raportues.

Rexhepi ka theksuar se projektligji përcakton kompetencat e Byrosë Shtetërore, si dhe procedurat për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Sipas tij, bazuar në dokumentacionin përcjellës të projektligjit, dispozitat e tij nuk cenojnë të drejtat dhe interesat e komuniteteve në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.