Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026

Gazeta10
26 October 2026 - 7:20

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ora 11:00, në sallën C-301, për të diskutuar për caktimin e rendit të ditës për seancën plenare të radhës dhe çështje të tjera parlamentare.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, në fillim të mbledhjes do të shqyrtohet miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë.

Një nga pikat kryesore të diskutimit do të jetë propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës, ku parashihet shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Në rend dite janë përfshirë edhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.