Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Slloba i vogël” – Daçiqi mbetet jashtë parlamentit, Martens: Po largohet nga skena, shpresojmë përgjithmonë

Gazeta10
25 October 2026 - 23:15

Ivica Daçiq, një nga figurat e njohura të politikës serbe dhe ish-zëdhënës i Partisë Socialiste të Serbisë në kohën e Slobodan Millosheviqit, duket se ka mbetur jashtë Kuvendit të Serbisë, së bashku me partinë e tij, pas zgjedhjeve parlamentare.

Për këtë ka reaguar edhe Michael Martens, gazetar dhe korrespondent i gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), i cili e ka cilësuar këtë si një nga efektet pozitive, por më pak të vërejtura, të zgjedhjeve në Serbi.

“Një nga efektet pozitive, por më pak të vërejtura, të zgjedhjeve parlamentare të sotme në Serbi është se Ivica Daçiq, ish-zëdhënësi i Partisë Socialiste të Serbisë së Slobodan Millosheviqit, duket se është votuar jashtë Kuvendit, së bashku me partinë e tij”, ka shkruar Martens.

Ai ka shtuar se një nga figurat që i konsideron më të errëtat në historinë e Serbisë po largohet nga skena politike.

“Shpresojmë përgjithmonë”, ka përfunduar Martens.

Sipas CeSID Daçiq s’ ka mundur të marrë më shumë se 2.3% të votave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.