
Qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të Beogradit për të festuar, pas publikimit të projeksioneve të para që tregojnë fitoren bindëse të Listës Studentore ndaj Aleksandar Vuçiqit.
Në rrugët qendrore të kryeqytetit serb janë ndezur flakadanë, ndërsa drejtuesit e automjeteve u kanë rënë borive në shenjë festimi.
Pamjet nga Beogradi tregojnë turma qytetarësh, drita të kuqe nga flakadanët dhe automjete që lëvizin mes njerëzve të mbledhur në rrugë.
Festimet kanë nisur pas publikimit të projeksioneve të Ipsos dhe CeSID, sipas të cilave Lista Studentore ka fituar 52 për qind të votave, kundrejt 39,3 për qind të listës së Vuçiqit.
Sipas këtyre projeksioneve, studentët pritet të sigurojnë 138 mandate parlamentare, ndërsa lista e Vuçiqit 104 mandate.
Vetë presidenti serb e ka pranuar humbjen, duke deklaruar se Lista Studentore ka dalë fituese.
“Është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, ka deklaruar Vuçiq.