
Deputetja britanike Alicia Kearns ka shprehur shqetësim për zhvillimet në Serbi, duke kërkuar që autoritetet serbe të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe të parandalojnë klimën e frikësimit.
“Pamjet nga Serbia janë thellësisht shqetësuese dhe frika po rritet. Qeveria ka detyrimin t’i mbajë të gjithë qytetarët të sigurt dhe të sigurojë që të mos krijohet një klimë frikësimi apo të përdoren kërcënimet ushtarake kundër qytetarëve. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimi Evropian duhet të sigurojnë që qeveria serbe të mos ketë asnjë dyshim se paqja duhet të ruhet.”
Ajo u bëri thirrje qeverisë britanike dhe Bashkimit Evropian që të sigurojnë se autoritetet serbe e kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së paqes.
Scenes from Serbia are deeply concerning and fears are escalating.
The Government has a duty to keep all citizens safe, and ensure there is no climate of intimidation or use of military threat against citizens.
The UK Govt & EU must ensure the Serbian Government is in no doubt…
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 25, 2026