Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja e Gruas në Vitomiricë, policia jep detaje

Gazeta10
26 October 2026 - 2:35

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi sonte në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas komunikatës, rreth orës 19:00, policia ishte njoftuar për një rast të dhunës në familje, i cili kishte ndodhur në këtë fshat.

Viktima ishte shoqëruar në stacionin policor, ku ishte intervistuar. Po ashtu, policia kishte arrestuar dhe intervistuar bashkëshortin e saj, i cili dyshohet për rastin e dhunës në familje dhe është ndaluar për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se për rastin e dytë dyshohet një person tjetër, i cili, sipas informacioneve fillestare, është kunati i viktimës dhe ndodhet në arrati.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe lokalizimin e arrestimin e personit të dyshuar”, tha policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.