
Ka ndërruar jetë Bajram Arfiaj nga Shtupeli i Klinës, i cili rreth dy javë më parë ishte përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë.
I riu nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident, pavarësisht trajtimit mjekësor.
Lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.
Vdekja e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe të afërmit.