Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

PSV e dënon me 40 vjet tifozin që goditi portierin e Sevillës

Gazeta10
21 March 2023 - 9:23

PSV Eindhoven e ka përjashtuar një tifoz nga stadiumi i tyre për 40 vjet pasi ai u shpall fajtor për sulmin ndaj portierit të Sevillas, Marko Dmitroviç, gjatë një ndeshjeje të Ligës së Evropës.

20-vjeçari, i cili tashmë vuante ndalimin për mos hyrje në stadium u dënua edhe me tre muaj burg.

Atij gjithashtu iu ndalua ofrimi në zonën përreth stadiumit “Philips” të PSV-së për dy vjet.

Klubi holandez tha gjithashtu se do të kërkojë të rikuperojë dëmet financiare prej tij.

PSV mund të presë një gjobë të rëndë pasi UEFA hapi një çështje disiplinore kundër tyre pas incidentit.

Ai iu afrua portierit Dmitroviç afër fundit të ndeshjes së dytë të play-off-it në fund të shkurtit dhe e goditi me grusht në fytyrë. Ish-portieri i Charlton-it e rrëzoi atë në tokë dhe stjuardët e larguan më pas./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.