
Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi ka shpërthyer për mënyrën se si funksionon futbolli në Kosovë, duke kritikuar praktikat që, sipas tij, ndikojnë në përzgjedhjen dhe avancimin e trajnerëve.
Duke folur në emisionin “Kampionët” në Kanal 10, Munishi tha se në futbollin kosovar ende ekzistojnë raste kur trajnerët përzgjidhen përmes lidhjeve personale dhe ndërmjetësimeve, e jo vetëm në bazë të meritës profesionale.
“Te ne trajnerët ende shkojnë me mik, e me msitni. Në këtë bërllok vendi duhet me u njoftë mirënjohja”, u shpreh mes tjerash Munishi.
Kjo deklaratë e tij vjen si një kritikë direkte ndaj dukurive negative që sipas tij, po dëmtojnë avancimin e futbollit dhe po e zbehin rëndësinë e meritokracisë në këtë sport.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10