
Në darkën e të nominuarve, banorët kanë folur për ecurinë e rrugëtimit dhe lojën e tyre, shkruan Gazeta10.
Prej disa ditësh Olta ka shprehur mendimin se Kiara është pengesë për Luizin. Edhe gjatë kësaj darke ajo i tha Kiarës që Luizi duhet të jetë vetëm në këtë lojë .
Ajo shtoi se është një lodhje shumë e madhe për Luizin të përballet dhe me kundërshtimet e Kiarës për mënyrën si ai zgjedh të bëj strategjitë e tij./Gazeta10