Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Royal Beverage LLC në fabrikën e re të Ujit “Trepika” mirëpriti një delegacion të lartë të investitorëve të Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Sirisë

Gazeta10
12 September 2026 - 23:04

Royal Beverage LLC pati kënaqësinë që sot, në fabrikën e re të Ujit Trepika në Doganaj të Kaçanikut, të mirëpresë një delegacion të nivelit të lartë të investitorëve të Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Sirisë, të kryesuar nga Lartësia e tij Mbretërore, Princi Naif bin Abdullah bin Saud bin Abdulaziz Al Saud.

Gjatë vizitës, delegacioni pati mundësinë të njihet nga afër me kapacitetet moderne prodhuese të fabrikës, teknologjinë e avancuar, standardet e larta të cilësisë, si dhe me portofolin e brendeve të Royal Beverage LLC: RC Cola me shije të ndryshme, Royal Crown Cola me sheqer kallami, Red Rain Energy Drink, Frostea Ice Tea me shijet Peach, Lemon, Elderflower dhe Forest Fruits, si dhe Royal Water.

 

Lartësia e tij Mbretërore dhe anëtarët e delegacionit shprehën përshtypje shumë pozitive për nivelin e investimeve, cilësinë e produkteve, kapacitetet prodhuese dhe potencialin e Royal Beverage për zhvillim dhe zgjerim të mëtejmë në tregjet ndërkombëtare.

Menaxhmenti i Royal Beverage LLC, i përfaqësuar nga z. Fejzulla Mustafa, e vlerësoi lart këtë vizitë dhe diskutimet konstruktive të zhvilluara me delegacionin rreth mundësive për bashkëpunim, zgjerimit të eksporteve të brendeve tona, si dhe krijimit të partneriteteve të reja në tregjet ndërkombëtare, në veçanti eksportimin e ujit Trepika i cili buron nga maja Lubotenit për në vëndet e Lindjes së mesme.

Kjo vizitë paraqet një mundësi të rëndësishme për krijimin e bashkëpunimeve të reja dhe hapjen e perspektivave të reja për Royal Beverage, duke dëshmuar njëkohësisht potencialin që kanë kompanitë dhe prodhimet nga Kosova për të konkurruar me sukses në tregjet ndërkombëtare.

Nga Kosova, drejt tregjeve ndërkombëtare.

#RoyalBeverageLLC #Trepika #RCCola #RoyalCrownCola #RedRain #Frostea #RoyalWater #MadeInKosovo #Export #InternationalPartnership

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.