Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Gazeta10
12 September 2026 - 22:53

Analisti politik Shenoll Muharremi ka kritikuar mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve në Marshin për Liri, të mbajtur sot në Prishtinë.

Përmes një  postimi në Facebook, Muharremi ka thënë se mungesa e kryeministrit dhe presidentes në detyrë në këtë marsh është “marre dhe poshtërsi”.”Është marre dhe poshtërsi kur përfaqësuesit më të lartë të Qeverisë dhe Presidencës nuk marrin pjesë në marshin më domethënës për lirinë e një vendi që u shtyp nga një prej regjimeve më brutale të Europës”.Mos me marrë pjesë Kryeministri dhe Presidentja në detyrë në Marshin për Liri, ku kërkohet që të mos dënohet lufta çlirimtare, por të dënohen xhelatët dhe krimet e tyre, është turp historik”.

Ai tha se pjesëmarrja në marsh nuk duhet parë si çështje e politikës ditore apo e përplasjeve lokale, por si një qëndrim ndaj luftës çlirimtareKëtu nuk bëhet fjalë për politikë e inate lokale e as për pushtet por për luftën mbi të cilën është ngritur liria dhe shteti që sot ata e përfaqësojnë. Këtë mungesë nuk mund ta shpëlajë asnjë komunikatë, asnjë deklaratë e asnjë fotografi e vonuar”, shtoi Muharremi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.