Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘‘Kthejini në shtëpi’’, ‘‘Kosova po pret’’, Mediat botërore raportojnë për Marshin për Liri: Mijëra njerëz morën pjesë

Gazeta10
12 September 2026 - 20:32

Ditën e sotmen, në Prishtinë është zhvilluar “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Ky organizim u bë vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Marshi u zhvillua në sheshin Skënderbeu në kryeqytet, ku në skenë u mbajtën fjalime, derisa sheshi ishte mbushur me njerëz, ngjashëm si rrugët që çojnë drejt tij, si sheshi Nëna Terezë dhe Zahir Pajaziti.

Lidhur me këtë, kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare. Reuters i ka kushtuar një artikull Marshit, ku thuhet se pjesëmarrës ishin mijëra qytetarë, ku u panë flamuj tek valëviten dhe pankarta.

Artikull Marshit i ka kushtuar edhe The Washington Post, ku po ashtu theksohet se, protestuesit në u mblodhën në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi tre ish-luftëtarëve të tjerë, dhe se, pjesëmarrës ishin mijëra njerëz.

Po ashtu, për marshin e sotëm ka raportuar edhe AP, ku edhe aty, bëhet e ditur se, mijëra njerëz u tubuan të shtunën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së.

AP shton se, protestuesit mbushën një nga sheshet qendrore të kryeqytetit, ndërsa shumë prej tyre mbanin flamuj kuq e zi shqiptarë. Portretet e katër ish-luftëtarëve të UÇK-së janë vendosur në të gjithë qytetin, së bashku me një orë gjigante dixhitale që numëron mbrapsht kohën deri në momentin kur gjykata në Hagë do të shpallë të mërkurën aktgjykimet e saj. Një pankartë e madhe shkruante: “Në emër të popullit, shpallini të pafajshëm.”

Artikull i ka kushtuar edhe France24,  ku njoftohet se, , duke brohoritur “UÇK”, protestuesit mbanin fotografi të katër ish-luftëtarëve, të shoqëruara me mbishkrimet: “Çlirimtarët, kthejini në shtëpi” dhe “Kosova po pret.” Për marshin, artikuj të ngjashëm kanë shkruar edhe Washington Times, dhe, Bloomberg.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.