
Pas përfundimit të “Marshit të Lirisë” në Prishtinë, ekipet e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë nisur menjëherë pastrimin e sheshit.
Përmes një postimi, kompania ka bërë të ditur se aktiviteti përfundoi në mënyrë dinjitoze, ndërsa ekipet e saj u angazhuan menjëherë për rikthimin e pastërtisë në hapësirat publike.
“Marshi i Lirisë përfundoi dinjitetshëm, dhe ekipet tona menjëherë filluan pastrimin e sheshit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.