Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kapiteni i Francës mendon largimin nga Kombëtarja!

Gazeta10
21 March 2023 - 14:16

Kylian Mbappe kapiteni i kombëtares franceze do të largohet, raporton Gazeta10.

Sipas raportimeve nga mediet franceze kjo zgjedhje e trajnerit Didier Deschamps ka lënë jo pak persona të habitur.

Personi më i zhgënjyer nga ky vendim është Antoine Griezmann, i cili duhet të kishte trashëguar shiritin e Hugo Lloris për shkak të kohëzgjatjes në Kombëtare.

Griezmann krenohet me 117 paraqitje për “Les Bleus” (i 5-ti në renditjen e të gjitha kohërave) dhe që nga 31 gushti 2017 ai nuk ka humbur asnjë ndeshje.

Madje nga raportimet nga Franca theksohet se lojtari i Atletico Madrid, për shkak të këtij vendimi, por edhe për shkak të një debati që thuhet se ka patur me Mbappe, mund ta mbyllë me Kombëtaren dhe të largohet nga grumbullimi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.