Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Xhuli i del në përkrahje marshit për mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

Gazeta10
22 March 2023 - 12:32

Ish banorja e “BBVK”, Juliana Nura, i del në përkrahje marshit për drejtësi në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së, shkruan Gazeta10.

Ajo këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Xhuli, do marshojë së bashku me protestuesit tjerë, protestë kjo e cila do mbahet me 2 prill.

Protesta është organizuar nga platforma “Liria ka emër”, në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.