Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Për çfarë po akuzohet Agim Ademi?

Gazeta10
22 March 2023 - 16:19

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është arrestuar nga Policia e Kosovës ku  me vendim të Prokurorit ndaj tij është marrë masa e ndalimit prej 48 orë. Ai është parë të merkurën duke u transferuar me autoambulancë në Spital.

Pas këtij vendimi FFK ka thirrë konferencë për media për sot nga ora 16:30.

I pari i shtëpisë së futbollit kosovarë dyshohet për “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në dy-tri vjetët e fundit ka pasur raportime në media se Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë duke u hetuar nga prokuroria, policia e krimeve ekonomike dhe inteligjenca doganore për keqpërdorimin e fondeve dhe shmangie tatimore. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.