Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të shtëna me armë zjarri në dyert e një shtëpie në Livoç të Ulët

Gazeta10
13 September 2026 - 9:24

Mbrëmë rreth orës 19:40, në Livoç të Ulët të Gjilanit, është arrestuar një person i dyshuar, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në dyert e shtëpisë së viktimës.

Gjatë kontrollit të kryer nga njësiti policor në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar një armë e kalibrit 7.62 mm, një karikator, 93 fishekë dhe dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

MBAJTJA NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE / PËRDORIMI I ARMËS/ Livoç i ulët, Gjilan 12.09.2026-19:40. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që, i njëjti ka shtënë me armë zjarri në dyert e shtëpisë së viktimës m/k. Njësiti policor në shtëpinë e të dyshuarit ka kryer një kontroll me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një armë e kalibrit 7.62 mm, një karikatorë, 93 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.