
Qeveria e re e Republikës së Kosovës pritet të mbajë sot, në orën 10:00, mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar, pas votimit dhe miratimit të saj në Kuvendin e Kosovës.
Kabineti i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti u votua të dielën, më 13 shtator, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Qeveria Kurti 4 mori 62 vota për, ndërsa tetë deputetë votuan kundër.