Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetaksidenti tragjik në Shirokë, humb jetën 49-vjeçari, tre pasagjerë të lënduar

Gazeta10
14 September 2026 - 8:54

Një 49-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të trafikut që ndodhi të dielën pasdite në rrugën e Transitit, në Shirokë të Suharekës.

Siç ka bërë të ditur për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20, kur ngasësi, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ngasësi ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa tre pasagjerët, një 49-vjeçare dhe dy fëmijë, kanë marrë lëndime të lehta.

“Rreth orës 20:40, nga Spitali Rajonal i Prizrenit është njoftuar Policia se ngasësi, P.K., nga Hoça e Vogël e Rahovecit, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident. Rasti po hetohet nga njësitë kompetente të Policisë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.