
Juristi i ftuar në “Politiko”, Ramiz Shala ka pasur një përplasje me fjalë me komentatorin sportiv të Kanal10, Faruk Statovcit përderisa diskutonin rreth ndalimit 48 orë të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit.
Juristi, Shala përderisa shpjegonte me ligj se nuk ka të drejt që sekretari i FFK-së si avokat të ushtroj edhe një detyrë të tillë, është ‘’kapur’’ me fjalë me Statovcin.
Shala i ka thënë Statovcit se ai nuk e din as alfabetin po çka ka rëndësi kjo, shkruan Gazeta10.
“Unë e di që ti se din as alfabetin po çka ka rëndësi ajo punë. Çfarë rëndësie ka. Lem të kryej se nuk të ndërhyva. Nalu kur flas, mos ndërprejë, merr vesh shqip.”, i ka thënë Shala Statovcit./Gazeta10