Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Presidenti Joe Biden ka uruar të gjithë besimtarët musliman

Gazeta10
23 March 2023 - 10:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar të gjithë musliman në ShBA dhe në mbarë botën me rastin e fillimit të muajit të shenjë islam të Ramazanit.

“Sot, (bashkëshortja) Jill dhe unë ua shprehim dëshirat më të mira komuniteteve myslimane në mbarë vendin dhe përreth botës, kur ato e fillojnë muajin e shenjë islam të Ramazanit – kohë e agjërimit, përtëritjes, bamirësisë, adhurimit dhe rritjes”- thuhet në webfaqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

“Gjatë kësaj kohe të shenjtë të reflektimit, Shtetet e Bashkuara gjithashtu e riafirmojnë përkrahjen tonë ndaj komuniteteve myslimane që po vuajnë nga vështirësitë dhe shkatërrimi. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popujt e Turqisë dhe Sirisë, të cilët kanë humbur shumë të dashur të tyre gjatë tërmeteve shkatërruese rishtazi, dhe me popullin e Pakistanit, i cili është duke e rindërtuar jetën pas vërshimeve të verës së kaluar”- thuhet më tej në deklaratë.

Bideni është shprehur se Shtetet e Bashkuara janë të solidarizuara me myslimanët që vazhdojnë të ballafaqohen me shtypje.

“Miqve të mi që e zbatojnë Ramazanin dhe myslimanëve përreth botës: Ramadan Kareem  ne ju dëshirojmë një Ramazan të bekuar e paqësor”, ka  përmbyllur deklaratën presidenti amerikan./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.