Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bislimi takohet me drejtorin e BERZH-it, vazhdon mbështetja

Gazeta10
23 March 2023 - 19:32

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim drejtorin e BERZH në Kosovë, Sergiy Maslichenko.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se është diskutuar mbi projektet e përbashkëta që prekin veçanërisht sektorin e energjisë dhe infrastrukturës si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.

‘BERZH do të vijojë mbështetjen ndaj vendit tonë në implementimin e këtyre projekteve. Qeveria u përgëzua dhe mbi Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031, të miratuar së fundmi, e cila u cilësua ambicioze dhe e rëndësishme në drejtim të fokusimit dhe objektivave që bart ndaj energjisë së gjelbër dhe të ripërtëritshme. Duke shprehur vullnetin dhe dëshirën për të vijuar bashkëpunimin, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi drejtorin e BERZH në Kosovë për takimin dhe bisedën produktive”, thuhet në njoftim.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.