Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti: Marrëveshjet e 2013-2015 për Asociacionin më kualitative sesa ujdia e Ohrit

Gazeta10
23 March 2023 - 21:18

Analisti, Arben Ahmeti ka folur rreth formimit të Asociacionit, duke thënë se Kosova nuk ka një fuqi për ta ndal Asociacionin, por duhet të ketë dakordim me bashkësinë ndërkombëtare.

Ahmeti, ka thënë se do të krijohet Asociacioni, por që sipas tij marrëveshjet për Asociacion që ishin të viteve 2013-2015 ishin më kualitative se ujdia e Ohrit, shkruan Gazeta10.

“Ideja që presidenti serb nuk e ka nënshkruar marrëveshjen nuk garanton që  marrëveshja e mirë. Nëse e krahason marrëveshjen e 2013 të parimeve me atë Ohrit, është shumë më kualitative marrëveshja e 2013. Në fakt kjo e Ohrit, prej një Asociacioni, vetëmenaxhimi të kthen të pako e Ahtisaarit, sepse komuniteti serb ka edhe tani vetëmenaxhim në kompetencat e komunave tani. Pra, duke e refuzuar Asociacionin qysh thojke ambasada e SHBA-së me bë, kemi prodhuar një Asociacion tjetër që ka me qenë edhe më problem.”, ka thënë ai në “Politiko”.

Ahmeti poashtu ka thënë se ‘’Zajednica’’ nuk është problem, sepse secili komunitet e meriton të jetë pjesë e vendimmarrjes.

“Zajednica nuk është fare problem sepse secili qytetar i Republikës së Kosovës, çfarëdo komuniteti që është qoftë serb apo të tjerë e meriton të vetëmenaxhohet, të ndjehet pjesë e vendimmarrjes së përditshme qoftë në qeveria nacionale qoftë në lokale. Sepse fatkeqësisht për një kohë të gjatë kemi hyrë në një llum të politikës nacionaliste, e cila komunitetin serb po na e prezanton si rrezik të Kosovës, e që nuk është ashtu, sepse ata janë qytetarë të Kosovës. Uroj që bashkë me pavarësinë dhe Zajednicën të përfundojmë në BE.”, ka thënë ai.

Propozimi i Ahmetit mbetët që Kosova të bashkëbisedoj me bashkësinë ndërkombëtare dhe të fitoj nga ky pozicion./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.