Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti thotë se nga 7 komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushtetit Lokal, 4 janë nga VV

Gazeta10
23 August 2022 - 10:22

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nga 7 komuna që kanë fituar projekte nga Ministra e Pushtetit Lokal, 4 janë nga VV, raporton Gazeta10.

Hoti ka thënë se në nivel nacional, VV qeverisë vetëm në 4 komuna prej 38 sa janë por vetëm ata kanë fituar projekte.

“Çfarë fati”, ka shtuar më tej duke ironizuar Hoti.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Nga 7 komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushtetit Lokal, 4 janë nga VV.

Në nivel nacional, VV qeveris në 4 komuna prej 38 sa janë. Por të gjitha kanë arritur të fitojnë projekte nga Qeveria. Çfarë fati”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.