Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nushi kritikon Kurtin: Flet kundër Speciales, ndërsa gjykatat në Kosovë i sulmon dhe i lë pa buxhet

Gazeta10
07 October 2026 - 23:30

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me qëndrimin e tij ndaj Gjykatës Speciale dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Duke folur sonte në emisionin “Adresa”, Nushi ka thënë se Kurti,mungesen e  vizitave në Hagë, sipas tij, arsyetohet se nuk e njeh Gjykatën Speciale dhe se nuk dëshiron të nënshkruajë dokumente ku përmendet kjo gjykatë.

“A e di çka thotë Kurti pse nuk i viziton ata në Hagë? Thotë: ‘Po duhet me nënshkru në dokumenta ku po shkrun Gjykata Speciale, e unë nuk e njoh’. E ju e besoni këtë shpjegim a?”, tha Nushi.

Ai e cilësoi këtë si një qëndrim që, sipas tij, tregon për kundërthënie në sjelljen politike të Kurtit.

“Kjo kallxon për poshtërsinë e një politikani që ngritet tu fol për atë gjykatë, e kur vjen aty i sulmon krejt gjykatat tjera, i ngreh zhag, nuk i zgjedh, i len pa buxhet”, deklaroi Nushi.

Nushi përmendi edhe deklaratat e një ministreje të Qeverisë Kurti ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“E ka një ministre që i quan kriminelë qata në Hagë. Rexhep Selimin e ka quajt ‘kokë të krimit të organizum’”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.