
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Sipas njoftimit të qeverisë, homazhet do të nisin nga ora 11:30. Më pas, Kurti shkon në vizitë te familja Haradinaj në Gllogjan.
Po ashtu, nga ora 12:00, Kurti merr pjesë në akademinë përkujtimore te oborri i Kullës Haradinaj në Gllogjan./Gazeta10