Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmohet një infermiere në Prishtinë

Gazeta10
27 September 2026 - 9:07

Një infermiere është sulmuar fizikisht derisa ishte në krye të detyrës zyrtare në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00, në rrugën “Pandeli Sotiri”.

Policia ka bërë të ditur se infermierja, së bashku me ekipin mjekësor, kishte shkuar në shtëpinë e një personi për t’i ofruar tretman mjekësor.
Pas tretmanit, i dyshuari dyshohet se ka nisur një konflikt verbal dhe më pas e ka sulmuar fizikisht infermieren.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”./KP

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
27 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.