
Vizita e kryeministrit të Shqipërië, Edi Rama në Londër ka marrë vëmendjen e mediave të ishullit.
Kjo për shkak të valës së madhe të kritikave britanike ndaj numrit të madh të emigrantëve shqiptarë në Britani, që nisi edhe me një fushatë të madhe të qeverisë.
Pasi takoi kryeministrin britanik, Rama ka përzgjedhur të flasë edhe para publikut atje.
Gjatë bashkëbisedimit në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Chatham House”, Rama u pyet nga një ish-anëtar i Parlamentit Evropian për rolin e Shqipërisë në ndihmë të Kosovës.
Përdorimi i termit “Kosovo”, ka nxitur Ramën të reagoj në stilin tashmë të njohur të tij. “Së pari nuk është Kosovo është Kosova, pasi Kosovo është mënyra sesi e thërrasin serbët kështu që ju avokatoni për pavarësinë e Kosovës dhe ju lutem e kërkoj me përulje nuk është faji juaj, pasi propaganda ka bërë punën e vet, pasi dhe unë ndonjëherë them Kosovo, por është Kosova”, ka qenë reagimi i Ramës.
Rama ka folur edhe për bashkëimin e dy vendeve, dialogun Kosovë-Serbi e tema të tjera./Gazeta10