Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqipëria dërgon edhe 30 trupa ushtarake në Kosovë për misionin e KFOR-it

Gazeta10
23 August 2022 - 10:55

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me një postim në Facebook, ka njoftuar se 30 efektivë nga Forcat Tokësore dhe Batalioni Komando nga Regjimenti i Operacioneve Speciale do t’i bashkohet misionit të KFOR-it në Pejë, raporton Gazeta10.

“Një tjetër kontigjent, me 30 efektivë nga Forca Tokësore dhe Batalioni Komando nga Regjimenti i Operacioneve Speciale do t’i bashkohet misionit të KFOR në Pejë…”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Peleshi gjithashtu bëri të ditur se shtimi i trupave të armatosur të vendeve partnere në këtë mision është i doemosdoshëm për të arritur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë:

“Një tjetër kontigjent, me 30 efektivë nga Forca Tokësore dhe Batalioni Komando nga Regjimenti i Operacioneve Speciale do t’i bashkohet misionit të KFOR në Pejë, në krah të aleatëve italianë e kroatë. Rritja e prezencës së forcave të armatosura të vendeve partnere në këtë mision, kontribut i madh i Aleancës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. 🇦🇱🤝 🇽🇰”/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.