Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia e Kosovës: Fushatat para zgjedhjeve në Serbi nuk lejohen në Kosovë

Gazeta10
08 October 2026 - 16:20

Fushatat parazgjedhore për zgjedhjet në Serbi nuk do të lejohen të zhvillohen në Kosovë. Kështu konfirmoi p zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur edhe për një aktivitet të ndërprerë në Mitrovicë të Veriut.

Elshani tha se Policia ka udhëzim nga eprorët që të mos lejojë zhvillimin e fushatave parazgjedhore dhe aktiviteteve zgjedhore të Serbisë në Kosovë.

“Vetëm mundem me të treguar që ne e kemi udhëzim prej eprorëve tanë, vendim që nuk lejohet mbajtja e fushatës parazgjedhore, zgjedhore të Serbisë në Kosovë dhe një gjë e tillë nuk do të lejohet”, tha Elshani.

 

Ai njoftoi se një aktivitet i tillë është zhvilluar të mërkurën në Mitrovicë të Veriut, ku, sipas tij, ishin mbledhur rreth 200 mësues.

 

“Një rast dje ka qenë, kanë qenë rreth 200 arsimtarë, mësues. I kanë ftuar Lista Serbe për me ju treguar se si duhet votuar, çka të bëjnë. Kjo ka qenë informata jonë. Kur kemi shkuar, ata kanë thënë që tubimi ka qenë në lidhje me integrimin e shkollave, pastaj janë larguar”, tha Elshani./kp

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.