Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti me buqetë lulesh në takimin me Presidenten: E falënderova që na gëzoi me pranimin e kësaj përgjegjësie

Gazeta10
08 October 2026 - 15:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pulën, në Presidencë.

Pas takimit, Kurti tha se e ka uruar Shiroka-Pulën për detyrën e re, ndërsa e ka falënderuar për pranimin e përgjegjësisë në një periudhë kur, sipas tij, vendi kishte nevojë për një presidente që sjell bashkim dhe stabilitet.

“Nder dhe kënaqësi ta kemi presidente të Republikës së Kosovës, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, dhe të zhvillojmë takimin tonë të parë në zyrën e saj të re. E urova për detyrën dhe e falënderova që na gëzoi duke pranuar këtë përgjegjësi në një kohë kur vendi kishte shumë nevojë për president që, përveçse përbashkon e sjell stabilitet, ka integritet të lartë, dije të gjerë dhe përvojë të gjatë akademike e institucionale”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se do të bashkëpunojë dhe bashkërendohet me Presidenten për, siç u shpreh, “punët e mira për qytetarët dhe për prioritetet shtetërore”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.