
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) demanton lajmin e publikuar sot, sipas të cilit pretendohet se janë kryer bastisje në ambientet e Ministrisë.
MASh sqaron se ka marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës se ky informacion është i pavërtetë dhe se në ambientet e saj nuk ka pasur bastisje.
Ministria kërkon nga mediat që e kanë publikuar apo ripublikuar këtë informacion ta tërheqin lajmin e pavërtetë dhe ta publikojnë këtë demantim me të njëjtën dukshmëri që i është dhënë lajmit fillestar.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se puna në institucion po zhvillohet normalisht dhe se të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat institucionale po realizohen sipas planifikimeve të përcaktuara”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.