Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku për Trustin: Kosovarët po humbasin nga gjysmë milioni në ditë, Qeveria në gjumë

Gazeta10
24 March 2023 - 12:20

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka alarmuar se si “Trusti është duke humbur nga gjysmë milion euro në ditë ndërkohë që Qeveria ende s’ka marrë ndonjë veprim për të caktuar Bordin drejtues të kompanisë për kursimet pensionale”, raporton Gazeta10.

Abdixhiku thotë se që nga “muaji janar e deri më sot për 36 milionë euro ka ndodhur zhvlerësim i fondeve ai thotë gjithashtu pavarësisht kësaj humbje popullistët po e vazhdojnë “rehatinë” dhe “gjumin”.

“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë.Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjenë as brengën e as kohën të caktojë një Bord”,ka shkruar Abdexhiku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.