Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shtetet e QUINT-it nuk kërkojnë më shtyrje të zgjedhjeve në veri

Gazeta10
24 March 2023 - 18:47

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë lëshuar një deklaratë përmes së cilës kanë shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore më 23 prill, raporton Gazeta10.

Shtetet e QUINT-it kanë thënë se zgjedhjet janë themel i demokracisë dhe se është thelbësore që të sigurohet që ato të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

“Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Është thelbësore të sigurohet që ato të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt. Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila mund të prishë zgjedhjet”, thuhet në deklaraten e shteteve të QUINT-it. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.