
Tashmë edhe kombëtarja e Kosovës e ka bërë publike 11-shen bazë ndaj Izraelit.
Përzgjedhësi Alain Giresse sërish ka hyrë me të njëjtin sistem 4-3-3, ku Leart Paqarada rikthehet si titullar në ndeshjen e parë pas dy viteve te Kosova.
Pranë Paqaradës, në mbrojtje ndodhen edhe Amir Rrahmani dhe Mirlind Kryeziu, me Mërgim Vojvodën në krahune e djathtë.
Ibrahim Dreseviq do të luajë në pozitën e mesfushorit me tipare defensive, pranë Florent Muslijës kurse Bersant Celina si numër 10.
Në aspektin e sulmit, Giresse nga minuta e parë ka vendosur për treshen Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova.
Formacioni zyrtar i Kosovës:
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada, Celina, Dresevic, Muslija, Zhegrova, Rashica, Muriqi.
Formacioni zyrtar i Izraelit:
Izraeli: Glzer; Dasa, Shlomo, Vitor, Leidner; Lavi, Peretz, Gloukh, Haziza, Solomon; Weismann