
Pas Italisë, edhe Kombëtarja e Ukrainës ka pësuar humbje ndaj Anglisë në ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Wembley”, Kombëtarja e Anglisë e ka mposhtur Ukrainën me rezultat solid 2:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi kapiteni i “Tre Luanëve”, Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 37-të’ për 1:0.
Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes e shënoi Bukayo Saka, i cili e vulosi fitoren e Anglisë me rezultat 2:0 në minutën e 40-të’.
Me pikët e reja, Anglia zë vendin e parë në Grupin C në kuotën e gjashtë pikëve, krahas Ukrainës që zë vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar.