Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Spanja e rrëmben vendin e parë në renditjen e FIFA-s, ja si pozicionohen Kosova e Shqipëria

Gazeta10
21 July 2026 - 9:35

Triumfi në Kupën e Botës e ka sjellë edhe një tjetër sukses për Spanjën.

Kampionët e rinj të botës janë ngjitur në vendin e parë të renditjes më të fundit të FIFA-s, duke e lënë pas Argjentinën, e cila zbret në pozitën e dytë pas humbjes në finale.

Në podium mbetet edhe Franca në vendin e tretë, ndërsa Anglia renditet e katërta pas përfundimit të Botërorit.

Brazili e mban pozitën e pestë, ndërsa Maroku e vazhdon ngjitjen historike duke hyrë në mesin e kombëtareve më të mira në botë.

Ndërkohë, Italia e vazhdon rënien në klasifikim. “Azzurrët”, të eliminuar herët nga Kupa e Botës, kanë humbur tre pozita dhe tani renditen në vendin e 15-të të renditjes së FIFA-s.

Kosova nuk ka lëvizur vendi, gjendet në vendin e 78-të njëjtë si në renditjen e kaluar, kurse Shqipëria e ka humbur një pozitë, tash është në vendin e 66-të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.