
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka ftuar përfaqësuesit e mediave në një konferencë për media, e cila do të mbahet nesër, të mërkurën, më 4 nëntor 2026.
Sipas njoftimit të OVL UÇK-së, konferenca do të mbahet në orën 12:00, në zyrat e organizatës.
OVL UÇK nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me temat që do të trajtohen në këtë konferencë.