Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Identifikohen edhe tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Gazeta10
03 November 2026 - 18:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur një zhvillim të rëndësishëm në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një postimi, Kurti ka njoftuar se, pas pranimit të raporteve të reja të ADN-së, janë identifikuar mbetjet mortore të tre intelektualëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare: Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu dhe Ali (Islam) Haliti, pjesë e Grupit të Intelektualëve.

Sipas njoftimit, tre intelektualët ishin rrëmbyer nga forcat e armatosura serbe në prill të vitit 1999 dhe që nga ajo kohë konsideroheshin të zhdukur me dhunë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, tashmë ka njoftuar familjet e viktimave për identifikimin e tyre.

Kurti ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet, duke theksuar se zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.