Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spahiu pas fitores së studentëve në Serbi: Nuk ka rrezik që Serbia ta sulmojë ushtarakisht Kosovën

Gazeta10
04 November 2026 - 19:10

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, i ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal10, ka komentuar zhvillimet e reja politike në Serbi, pas fitores së listës së studentëve dhe sfidimit të pushtetit të presidentit aktual, Aleksandar Vuçiq.

Spahiu ka vlerësuar se në rast të ardhjes së një qeverisjeje të re, me profil intelektual dhe më pak të korruptuar, por nacionaliste, procesi i negociatave me Kosovën mund të bëhet më i vështirë.

“Përderisa tash vjen një qeverisje intelektuale dhe e pakorruptuar, nacionaliste, do të jetë më vështirë për të negociuar me ta. Nuk besoj se mund të shkojmë në një pazar më të mirë sesa ajo që e arritëm në Bruksel”, ka deklaruar Spahiu.

Ai ka folur për mundësinë e ndryshimit të qasjes së Serbisë ndaj Kosovës.

Një përparësi në këtë rast është se Kosova nuk do të ketë  rrezik të sulmohet ushtarakisht nga Serbia, siç ka ndodhur gjatë qeverisjes së Vuçiqit, kur rreziku ka qenë permanent, siç ishte rasti i Banjskës”, ka deklaruar Nexhmedin Spahiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.