
Ka nisur dita e tetë e protestës në Prishtinë, kundër dhunës dhe vrasjes së grave, pas rastit të Arlinda Zekajt.
Edhe sonte, protestuesit kanë dalë në rrugë me thirrjet për drejtësi dhe kërkesat për shkarkime të përgjegjësve.
Gazetarja e Kanal10, Blerina Mustafa, raportoi nga vendi i ngjarjes, duke bërë të ditur se aktualisht nuk vërehet një numër i madh i protestuesve, megjithatë protesta po vazhdon.
Protestuesit në duar po mbajnë pankarta me mesazhe kundër dhunës dhe për drejtësi, ndër to edhe mbishkrimin: “Gjumi s’ka me ju marrë e flaka ka me ju dalë”.
