Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pas takimit me ambasadorin e BE-së: Integrimi evropian mbetet prioritet strategjik

Gazeta10
04 November 2026 - 18:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik afatgjatë i Kosovës.

Pas takimit me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, në një konferencë për media, Kurti ka theksuar se pozita e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE nuk e pasqyron progresin që vendi ka arritur.

Ai ka ritheksuar rëndësinë e integrimit evropian si synim strategjik të Kosovës, duke nënvizuar se ky prioritet afatgjatë është theksuar edhe në raportin për vendin.

“Nuk mund ta lëmë pa e thënë se pozita e Kosovës në procesin e anëtarësimit nuk e pasqyron progresin që kemi bërë. Siç kemi nënvizuar në të gjitha takimet dhe vizitat, në të gjitha nivelet dhe rastet ku na është dhënë mundësia, në veçanti me presidentin Costa, pastaj presidentën von der Leyen, komisioneren Kos, kancelarin Merz, presidentin Macron dhe shumë udhëheqës të tjerë të shteteve anëtare, Kosova meriton të marrë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim dhe të fillojë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.