
Avokati Haxhi Millaku, i ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka ngritur dyshime se përgjegjësia për dështimet në rastin e Arlinda Zekajt mund të mos jetë te Policia, por te Prokuroria.
Millaku ka deklaruar se është i dyshimtë se hallkat e Prokurorisë mund të kenë dështuar, duke theksuar se Policia vepron në bazë të urdhrave dhe udhëzimeve që merr nga Prokuroria.
“ Ndoshta nuk ka dështuar Policia, por hallkat e Prokurorisë. Jam shumë i dyshimtë se hallkat e Prokurorisë kanë dështuar, sepse urdhrat Policia i merr nga Prokurori”, ka deklaruar Millaku.