
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje interesante në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në program janë disa përballje mes skuadrave të mëdha të futbollit evropian.
Vëmendja kryesore do të jetë te dueli ndërmjet Atletico Madridit dhe Bayern Munihut, që zhvillohet nga ora 21:00, në një përballje mes dy skuadrave me ambicie të mëdha në këtë garë.
Po në të njëjtën kohë, Barcelona do të përballet me Aston Villan, ndërsa Interi do të jetë mysafir i Feyenoordit në Holandë. Skuadra italiane synon të vazhdojë rrugëtimin pozitiv në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
Një tjetër përballje që premton spektakël është ajo ndërmjet Villarrealit dhe Paris Saint-Germainit, ndërsa Manchester Unitedi do të kërkojë sukses përballë Romës në Old Trafford.
Ndeshjet e mbrëmjes paraprihen nga dy sfida që nisin në orën 18:45, ku Galatasaray e pret Stuttgartin, kurse Shakhtar Donetsku përballet me Sportingun e Lisbonës.