Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria Speciale konfirmon bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me ndërkombëtarët

Gazeta10
03 November 2026 - 9:36

Forca të shtuara policore kanë ndërmarrë një operacion në një objekt afarist në Prishtinë, ku funksionojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center).

Operacioni është duke u zhvilluar në koordinim me autoritetet ndërkombëtare, ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Ajo ka bërë të ditur se aksioni është në zhvillim, por pa dhënë detaje shtesë lidhur me natyrën e hetimeve.

“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka thënë Luta.

Ndërkohë, në objektin ku po kryhen veprimet hetimore janë vërejtur një numër i madh i zyrtarëve policorë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.