Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, analistët shpresat te presioni ndërkombëtar

Gazeta10
26 March 2023 - 20:23

Raporti: Gentiana Gashi
Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë do të zvarritet sipas njohësve të procesit të dialogut. Ata thonë se kjo varet edhe nga presioni ndërkombëtarë që do t’u bëjnë palëve negociuese. Derisa, aneksin e quajnë të mangët, pasi nuk i sqaron përgjegjësitë e palëve.

Ndonëse një javë më parë u dakodurduan për aneksin e marrëveshjes evropiane, Kosova e Serbia po e zvarritin zbatimin e saj.

Dy pikat të marrëveshjes së Ohrit, siç është neni 7 për vetmenaxhimin e komunitetit serb dhe neni 4 për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, po shihen si problematike nga njohësit e procesit të dialogut.

Profesori universitar, Seb Bytyçi, thotë se varësisht prej presionit të ndërmjetësuesve të dialogut SHBA-së dhe BE-së, vijon dhe zvarritja e dakordimit të 18 marsit.

Sipas Abër Fetahut nga GLPS, konkretizimi i nenit 7, do të tregojë se sa obligative është marrëveshja e Ohrit.

Ndërsa, analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë se aneksi për zbatimin e planit evropian nuk e sqaron gjërat në kuptimin e marrjes së përgjegjësive.

Të dielën e 26 marsit, edhe zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Peter Stano, bëri të ditur se do të iniciojnë procesin e hapave të parë të fazës së zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit së bashku me Kosovën e Serbinë.

Pas takimit në Ohër, kryeministri kosovar u ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të marrin masa ndaj Serbisë për mosrespektimin e planit evropian. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.