Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dita evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Gazeta10
18 October 2026 - 8:57

Trafikimi i qenieve njerëzore është një krim që nuk përbën vetëm një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, por është gjithashtu një praktikë e dhunshme e krimit të organizuar, e cila i privon grupet e cenueshme nga dinjiteti dhe liritë e tyre njerëzore.

Ndërthurja e formave të ndryshme të diskriminimit, për shembull, bazuar në gjini, racë apo varfëri, i bën këto grupe më të cenueshme ndaj rrezikut për të rënë në duart e trafikantëve.

 

Një theks i veçantë duhet t’i kushtohet perspektivës gjinore të trafikimit të qenieve njerëzore, i cili prek thellësisht gratë dhe fëmijët, veçanërisht ata me prejardhje si migrantë ose refugjatë.

 

Me rastin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit, Eurodiaconia e mirëpret Planin e Përbashkët kundër Trafikimit, të hartuar së fundmi për të trajtuar rreziqet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe për të mbështetur viktimat e mundshme midis personave që largohen nga lufta në Ukrainë.

Ky Plan i Përbashkët, i cili bazohet në 10 pika veprimi për të nxitur koordinimin me qëllim mbrojtjen e njerëzve që largohen nga Ukraina, u prezantua më 11 maj 2022 nga Platforma e Solidaritetit e BE-së, nën drejtimin e Koordinatorit të BE-së kundër Trafikimit.

 

 

Plani i Përbashkët mbështetet në Direktivën e BE-së kundër Trafikimit dhe në Strategjinë e BE-së për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, duke ofruar kështu një përgjigje gjithëpërfshirëse për të luftuar këtë krim: nga parandalimi dhe mbrojtja e viktimave, e deri te ndjekja penale dhe dënimi i trafikantëve.

 

Plani ndjek pesë qëllime kryesore: rritjen e ndërgjegjësimit, forcimin e parandalimit, përmirësimin e zbatimit të ligjit dhe të përgjigjes gjyqësore, përmirësimin e identifikimit të hershëm dhe mbrojtjes së viktimave, si dhe orientimin e përpjekjeve të vendeve jashtë BE-së – si Ukraina dhe Moldavia – për të adresuar rreziqet e trafikimit.

Pasojat shkatërruese të pushtimit rus të Ukrainës kanë detyruar më shumë se 7 milionë njerëz të largohen nga lufta drejt Bashkimit Evropian. Konflikti ka theksuar tendencat e trafikimit, duke i shtyrë trafikantët të vënë në shënjestër personat që ndodhen në një pozitë më të cenueshme. Shumica e njerëzve që largohen nga lufta janë gra dhe fëmijë.

Në fakt, sipas Strategjisë së BE-së për Luftimin e Trafikimit, shfrytëzimi seksual (60%) dhe ai për punë të detyruar (15%) janë motivet mbizotëruese të trafikimit, ku 72% e viktimave janë gra dhe vajza.

Trafikimi i personave nënkupton “rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen ose pritjen e personave nëpërmjet kërcënimit, përdorimit të forcës e formave të tjera të shtrëngimit, mashtrimit, marrjes me forcë, dredhisë ose abuzimit të pushtetit ose të pozitës vulnerabël ose dhënien apo marrjen e pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që kontrollon një person tjetër, për qëllime shfrytëzimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.